Ndërlidhjet

logo-print

Obama i ofron siguri Netanyahut


Foto arkivi

Foto arkivi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë diskutuar për programin bërthamor të Iranit dhe përpjekjet palestineze për t’iu bashkuar Gjykatës Ndërkombëtare për Krime.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Obama i ka thënë Netanyahut se SHBA-ja është duke punuar drejt një marrëveshjeje që parandalon Iranin nga krijimi i armës atomike.

Gjatë bisedës telefonike, Obama ka thënë po ashtu se Autoriteti Palestinez nuk është ende shtet dhe se nuk ka të drejtë t’i bashkohet Gjykatës së Hagës.

Sipas Obamës, aplikimi i palestinezëve në këtë gjykatë nuk është konstruktiv dhe minon besimin me Izraelin.

Palestina është pranuar si shtet vëzhgues nga 122 vende që janë anëtare të Gjykatës Ndërkombëtare për Krime, në muajin dhjetor.

XS
SM
MD
LG