Ndërlidhjet

SHBA do të angazhohet “më fuqishëm” me Azerbajxhanin


Thomas Melia

Thomas Melia

Shtetet e Bashkuara duan të angazhohen “më fuqishëm” me Azerbajxhanin, ka thënë një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit.

Thomas Melia, i cili është zëvendësndihmës i sekretarit të shtetit në Byronë për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të angazhohen në mënyrë konstruktive me partnerët në Azerbajxhan.

Në të njëjtën kohë, ka shtuar ai, “ne do të vazhdojmë të mbështesim zërat e pavarur që duan ta lëvizin vendin e tyre më pranë botës moderne demokratike”.

Komentet vijnë në kohën kur zyrtarët perëndimorë dhe aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se Qeveria në Baku po shtyp dhunshëm kritikët e saj.

XS
SM
MD
LG