Ndërlidhjet

logo-print

Kerry lavdëron ushtrinë pakistaneze


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka përgëzuar operacionet e ushtrisë së Pakistanit në veriperëndim të vendit, duke thënë se rezultatet janë “të konsiderueshme”.

Kerry i ka bërë këto komente sot në Islamabad.

Pakistani ka nisur një operacion të madh ushtarak në rajonin e Vaziristanit Verior, qysh në muajin qershor, për të pastruar zonën nga militantët.

“Grupet terroriste si talibanët pakistanezë dhe afganë, rrjeti Hakani, Lashkar-e Taiba dhe të tjera, vazhdojnë të përbëjnë kërcënim për Pakistanin, për fqinjët e tij dhe për Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Kerry.

Ai po ashtu ka vlerësuar rihapjen e shkollës në Peshauar, ku talibanët, më 16 dhjetor, kanë vrarë mbi 150 njerëz, gati të gjithë nga ta fëmijë.

Ky ka qenë njëri ndër sulmet më të këqija terroriste në Pakistan.

Shkolla është rihapur më 12 janar.

XS
SM
MD
LG