Ndërlidhjet

Merkel në mbrojtje të komunitetit mysliman


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të ndjekë sot një tubim, në mbështetje të komunitetit mysliman në Gjermani.

Të tubuarve në Portën Brandenburg në Berlin do t'iu adresohet presidenti Joachim Gauck.

Të hënën, Merkel ka thënë se “Islami i përket Gjermanisë”.

Ajo po ashtu ka folur kundër lëvizjes anti-islamike PEGIDA.

Mbërmjen e së hënës, rreth 25,000 mbështetës të PEGIDA-s, apo Evropianëve Patriotë kundër Islamizimit të Evropës, janë mbledhur në Dresden të Gjermanisë.

XS
SM
MD
LG