Ndërlidhjet

logo-print

QZ8501: Gjendet regjistruesi i zërave të kabinës


Ilustrim

Ilustrim

Zhytësit në Detin Java kanë nxjerrë regjustruesin e zërave të kabinës nga aeroplani i rrëzuar i kompanisë AirAsia.

Ky zhvillim vjen një ditë pasi është gjetur pjesa e parë e së ashtuqujaturës kuti e zezë.

Fluturimi QZ8501 me 162 njerëz në bord është rrëzuar më 28 dhjetor, derisa ka qenë duke udhëtuar nga Indonezia për në Singapor.

Dy pajisjet do t’iu ndihmojnë hetuesve që të kuptojnë më shumë për shkakun e aksidentit.

Deri më tani janë gjetur 48 trupa, por shumica e viktimave besohet se janë ende brenda avionit.

XS
SM
MD
LG