Ndërlidhjet

Viktima civile nga një sulm në Kabul


Afganistan
Afganistan

Policia afgane ka bërë të ditur se një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur, pasi makina e tyre ka hasur në një bombë në anë të rrugës, në Kabul.

Një zëdhënës i policisë ka thënë se një grua është në mesin e të plagosurve nga shpërthimi i sotëm.

Sipas tij, të gjitha viktimat janë civilë.

Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët.

XS
SM
MD
LG