Ndërlidhjet

Erdogan thotë se Perëndimi nxit islamofobi


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se reagimi i Perëndimit ndaj sulmeve në Paris ka qenë i mbushur me islamofobi.

“Hipokrizia e Perëndimit është e thjeshtë për t’u parë”, ka thënë ai në Ankara, në një konferencë për media me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas.

“Ne, si myslimanë, kurrë nuk kemi mbajtur anën e terrorizmit, kurrë nuk kemi mbajtur anën e masakrave. Ajo çfarë qëndron pas këtyre masakrave, është racizëm, gjuhë e urrejtjes, islamofobi”, ka thënë Erdogan.

Kryeministr i Izraelit, Benjamin Netanyahu, një shënjestër e rregullt e kritikave të Erdoganit, është kritikuar po ashtu për pjesëmarrjen në një marshim të unitetit të Paris, më 11 janar.

“Unë pyes se çfarë bën ky person, i cili kryen terrorizëm shtetëror, duke masakruar 2,500 njerëz në Gaza”, ka thënë Erdogan.

Ai po ashtu ka thënë se sulmet në Francë, që kanë vrarë 17 persona, kanë qenë dështim i forcave franceze të sigurisë, sepse të dyshuarit kanë shërbyer së fundi dënime me burg.

XS
SM
MD
LG