Ndërlidhjet

Arrestohet ushtari rus që “vrau” një familje


Valery Permyakov
Valery Permyakov

Një ushtar rus, i dyshuar për vrasjen e gjashtë anëtarëve të një familjeje të vetme, pranë bazës ushatarke të Rusisë në Armeni, është arrestaur dhe dorëzuar tek autoritetet në bazë.

Një zëdhënës i rojeve kufitare të Shërbimit të Sigurisë të Rusisë në Armeni ka thënë se Valery Permyakov është arrestuar pak pas mesntaës, derisa ka bërë përpjekje të kalojë kufirin me Turqinë, i veshur me rroba civile.

Permyakov akuzohet për vrasjen e gjashtë anëtarëve të një familjeje në Gyumri, qytetin ku ndodhet Baza e 102-të Ushtrarke e Rusisë, pasi ka dezertuar më 12 janar.

Viktima të sulmit kanë qenë një çift, djali i tyre me gruan e tij, mbesa dy vjeçe dhe vajza e tyre.

Autoritetet nuk kanë folur ende publikisht për motivin e sulmit.

XS
SM
MD
LG