Ndërlidhjet

Kerry: Pakistani duhet të luftojë militantët


Kerry në Pakistan, 13 janar 2015.
Kerry në Pakistan, 13 janar 2015.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i ka bërë thirrje Pakistanit që të luftojë grupet militante, të cilat paraqesin kërcënim për të, për fqinjët e tij dhe për Shtetet e Bashkuara.

Në një konferencë për media në Islamabad, Kerry ka thënë se lufta kundër militantëve islamistë në Pakistan është e vështirë dhe larg përfundimit.

“I kemi kërkuar Pakistanit që për një periudhë kohe të angazhohet në një operacion, i cili do të qëllonte pjesën perëndimore të vendit, zonat fisnore, dhe ata e kanë bërë një gjë të tillë. Ata kanë ndërmarrë një fushatë të gjerë, të kushtueshme – në kuptimin e jetëve – për të prishur folenë e, le të themi, rrjetit Hakani”, ka thënë Kerry.

Kerry ka arritur në Pakistan të hënën, në një vizitë të paparalajmëruar.

Ai po ashtu ka vlerësuar rihapjen e shkollës në Peshauar, ku talibanët, më 16 dhjetor, kanë vrarë mbi 150 njerëz, gati të gjithë nga ta fëmijë.

Ky ka qenë njëri ndër sulmet më të këqija terroriste në Pakistan.

Shkolla është rihapur më 12 janar.

XS
SM
MD
LG