Ndërlidhjet

Hidhet poshtë rasti për mashtrim kundër Mubarakut


Hosni Mubarak
Hosni Mubarak

Një gjykatë në Egjipt ka përmbysur dënimin për përvetësim kundër ish-presidentit Hosni Mubarak dhe dy djemve të tij, si dhe ka urdhëruar rigjykim.

Mubarak është burgosur gati tre vjet më parë pasi është gjetur fajtor për keqpërdorimin e 14 milionë dollarëve të qeverisë, për shpenzime personale.

Por, Gjykata e Kasacionit ka konstatuar se procedurat ligjore nuk janë ndjekur siç duhet.

Avokati i Mubarakut i ka thënë BBC-së se ai do të lirohet shumë shpejt nga paraburgimi në një spital ushtarak të Kajros.

Ky ka qenë rasti i fundit i mbetur që ka mbajtur Mubarakun prapa hekurave.

Akuzat për konspiracon për vrasjen e qindra protestuesve gjatë kryengritjes kundër sundimit të tij, më 2011, janë hedhur poshtë në nëntorin e kaluar.

XS
SM
MD
LG