Ndërlidhjet

Putini nuk do të ndjekë përvjetorin e Auschwitzit


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Zëdhënësi i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se ky i fundit nuk do të ndjekë ceremonitë e këtij muaji në Poloni, me rasin e 70-vjetorit të çlirimit të kampit të vdekjes Auschwiz, nga epoka e Gjermanisë naziste.

Zëdhënësi Dmitry Peskov ka thënë se nuk ka një udhëtim të tillë në agjendën e Putinit.

Sipas tij, Putini nuk ka marrë as “ftesë personale”, as “ftesë zyrtare” për ceremoninë përkujtumore më 27 janar.

Auschwitzi është çliruar nga trupat sovjetike më 27 janar të vitit 1945.

Në këtë kamp janë vrarë mbi një milion hebrenj.

XS
SM
MD
LG