Ndërlidhjet

Bie rubla, së bashku me naftën


Ilustrim
Ilustrim

Rubla ka rënë përsëri sot, pasi çmimet e naftës kanë goditur rekorde të reja të ulëta në tregjet botërore.

Monedha ruse ka qenë sot 65 kundrejt dollarit amerikan dhe 77 kundrejt euros.

Rubla ka humbur gati gjysmën e vlerës kundër dollarit vitin e kaluar, për shkak të rënies së shpejtë të çmimeve të naftës dhe trazirave ekonomike që kanë shkaktuar sanksionet e Perëndimit kundër Moskës.

Nafta e papërpunuar Brent ka rënë në 45.8 dollarë për fuçi – çmimi më i ulët qysh në mars të vitit 2009 – ndërsa WTI ka rënë në 44.90 dollarë për fuçi.

Nafta është malli kryesor që eksporton Rusia.

XS
SM
MD
LG