Ndërlidhjet

Indi: 29 të vdekur nga alkooli toksik


Foto arkivi

Foto arkivi

Së paku 29 persona kanë vdekur në shtetin Utar Pradesh të Indisë, pasi kanë konsumuar alkool toksik.

Më shumë se 100 njerëz janë duke u trajtuar në spital dhe ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet.

Të gjithë kanë qenë duke shikuar një lojë kriketi derisa kanë pirë alkool.

Vdekjet nga alkooli toksik ndodhin shpesh në Indi, pasi njerëzit pinë pije alkoolike të lira dhe të pakontrolluara.

Afro 180 njerëz kanë vdekur në vitin 2011, në shtetin Uest Bengal.

XS
SM
MD
LG