Ndërlidhjet

Refuzohet kërkesa për rikthimin e Sheshelit në Hagë


Vojisllav Sheshel
Vojisllav Sheshel

Gjykata e Hagës ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për të kthyer në paraburgim të akuzuarin serb për krime lufte, Vojisllav Sheshel, i cili ndodhet në liri të përkohshme.

Sipas vendimit që mban datën e sotme, Dhoma Gjyësore ka refuzuar edhe kërkesën e Sheshelit për të ndëshkuar kryeprokurorin Serge Brammertz për “sjellje të paligjshme”.

Dhoma Gjyqësore e ka arsyetuar refuzimin e kërkesës së prokurorisë me faktin se kjo e fundit nuk ka paraqitur ankesë ndaj vendimit për lirimin e parakohshëm të Sheshelit dhe ka thënë se rishqyrtimi i vendimit do të bëhej vetëm nëse paraqiten fakte të reja.

Sheshel, i akuzuar për krime lufte në Bosnje dhe Kroaci, ka shkaktuar tensione te disa vende të Ballkanit, me deklaratat e tij luftënxitëse.

Ai ka thënë se nuk ka hequr dorë nga projekti i “Serbisë së Madhe”.

Sheshel është liruar përkohësisht për shkaqe shëndetësore.

XS
SM
MD
LG