Ndërlidhjet

Në Pakistan luten për sulmuesit e Charlie Hebdo


Pakistan
Pakistan

Dhjetëra njerëz në veriperëndim të Pakistanit kanë nderuar dy vëllezërit që kanë kryer sulmet në javoren franceze, Charlie Hebdo.

Cherif dhe Said Kouachi kanë qëlluar për vdekje 12 persona në zyrën e revistës në Paris, më 7 janar.

Duke qëlluar, sulmuesit kanë thënë se po hakmerren për karikaturat e Profetit Muhammad që ka postuar revista.

Një klerik në Peshauar të Pakistanit ka udhëhequr sot lutjet e rreth 60 personave për vëllezërit Kouachi, duke i cilësuar ata si “martirë”.

XS
SM
MD
LG