Ndërlidhjet

Mali i zi kërkon shpjegime nga Shqipëria


Tiranë

Tiranë

Ministra e Jashtme e Malit të Zi i ka dërguar një udhëzim ambasadës në Tiranë për të kërkuar nga autoritetet shqiptare informacione për atë se përse flamuri i “Shqipërisë së Madhe” është shfaqur në ndërtesën e Kryeministrisë së Shqipërisë.

Informacione shtesë do të kërkohen nga autoritetet kompetente të Republikës së Shqipërisë, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Fotografia e këtij flamuri është postuar në murin e kryeministrisë në kuadër të një fushate urimesh nga qytetarët gjatë festave të fundvitit.

Bëhet fjalë për flamurin me Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin, të njëjtin flamur që është shfaqur në stadiumin e Beogradit më 14 tetor të vitit të kaluar, gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri.

Qeveria e Serbisë ka thënë se i ka dërguar notë proteste Tiranës zyrtare për këtë veprim, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

XS
SM
MD
LG