Ndërlidhjet

Vriten 6 civilë në lindje të Ukrainës


Donjeck, Ukrainë

Donjeck, Ukrainë

Autoritetet në Ukrainë kanë bërë të ditur se së paku gjashtë civilë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, pasi një raketë ka goditur një autobus në lindje të Ukrainës.

Incidenti ka ndodhur në një postbllok të ushtrisë së Ukrainës, pranë qytetit Volnovakha, i cili ndodhet 35 kilometra në jugperëndim të Donjeckut.

Ky i fundit kontrollohet nga separatistët pro-rusë.

Ushtria ka thënë se civilët janë vrarë nga një shpërthim i shkaktuar nga raketa Grad.

Disa raporte thonë se autobusi ka bartur civilë nga qyteti i Mariupolit.

Luftimet në lindje të Ukrainës janë intensifikuar së fundi, pavarësisht armëpushimit të arritur në shtator.

XS
SM
MD
LG