Ndërlidhjet

Në Rusi kërkohet mospublikimi i karikaturave të Charlie Hebdo


Ilustrim

Ilustrim

Mbikqyrësi i mediave ruse, i ka paralajmëruar këto të fundit, që të mos krijojnë tensione sektare në shoqëri me ribotimin e karikaturave të revistës franceze Charlie Hebdo, të cilat paraqesin Profetin Muhammad.

Përmes një deklarate të publikuar në rrjetin social Fecebook, Roskomnadzor, ka njoftuar se po e luan rolin parandalues duke ua rikujtuar mediave ruse ligjet, sipas të cilave, ndalohet publikimi i materialeve që kanë përmbajtje ekstremiste.

Roskomnadzor ka bërë me dije se i ka inkurajuar mediat ruse që të përdorin forma të tjera të solidaritetit me viktimat e javës së kaluar në revistën satirike Charlie Hebdo, në Paris.

Ballina e parë e revistës Charlie Hebdo, që nga sulmi i militantëve islamikë kundër saj, përmban karikaturën e Profetit Muhammad.

Edicioni i 14 janarit, i cili është botuar nga disa gazeta, tregon Muhammadin me çallmë, duke derdhur një lot të madh dhe duke mbajtur një shenjë që lexon “Unë jam Charlie”.

Titulli thotë: “Gjithçka është falur”.

XS
SM
MD
LG