Ndërlidhjet

Dënim për rrahjen e një homoseksuali


Ilustrim
Ilustrim

Një gjykatë në Minsk e ka dënuar një person me dy vjet e gjysmë burgim, për rrahjen e një homoseksuali të cilin e kishte sjellë në gjendje kome.

Por gjykata e cila e ka dënuar Zmitser Lukashevich, e ka hedhur poshtë sërish kërkesën që ai të dënohet për veprën penale të urrejtjes homofobike.

Në vend të kësaj, Lukashevich është dënuar për shkaktim të lëndimeve të paqëllimshme ndaj Mikhail Pishcheuski.

Pishcheuski është në gjendje kome që nga muaji maji vitit të kaluar kur ishte rrahur nga tashmë i dënuari.

Lukashevich e kishte marrë një dënim të njëjtë edhe vitin e kaluar por prokurori i qarkut në Minsk, kishte kërkuar rigjykim në këtë rast, me pretendimin se i pandehuri ka kryer veprën penale të urrejtjes homofobike.

Të afërmit e Pishcheuski kanë njoftuar sot se nuk do të bëjnë ankesë ndaj vendimit të shqiptuar.

XS
SM
MD
LG