Ndërlidhjet

logo-print

SHBA ndihmon Ukrainën me dy miliardë dollarë


Ilustrim

Ilustrim

Thesari i Shteteve të Bashkuara thotë se Uashingtoni e ka në plan që t’ia ofroj Ukrainës deri në 2 miliardë dollarë gjatë këtij viti në formë të kredisë, në kuadër të një pakoje ndërkombëtare për të mos e lejuar rënien e mëtejme ekonomike në Ukrainë.

Përmes një kumtese të lëshuar, Thesari ka njoftuar sot se kredia e Shteteve të Bashkuara, do të jetë me kushte të njëjta sikurse mjetet e ndara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Në gjysmën e parë të këtij viti, sipas deklaratës, do të jepet kësti i parë i kredisë në vlerë prej një miliard dollarësh me kushtin që Kievi do të punoj për reformat ekonomike ashtu siç është marrë vesh me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Nëse Ukrainë vazhdon me përparime konkrete në agjendën e saj të reformave, atëherë administrata amerikane duke punuar ngushtë me Kongresin, sipas deklaratës, do të jetë në gjendje që deri në fund të vitit, t’ia ofroj Ukrainës edhe këstin e dytë të kredisë.

XS
SM
MD
LG