Ndërlidhjet

logo-print

Dënohen bashkëpunëtorët e vajzës së presidentit uzbek


Gulnara Karimova gjatë arrestit shtëpiak

Gulnara Karimova gjatë arrestit shtëpiak

Dy zyrtarë në Uzbekistan kanë bërë me dije se dhjetëra menagjerë të objekteve industriale të cilët janë bashkëpunëtorë të vajzës presidentit Islam Karimov, Gulnara Karimova, janë dënuar me burgim afatgjatë.

Një zyrtar në rajonin Ferghana i cili ka dashur të mbetet anonim, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se deri në 60 drejtorë, anëtarë dhe punonjës të tjerë të ndërmarrjeve në rajon, janë shpallur fajtor dhe dënuar për mashtrim dhe përvetsim të paligjshëm financiar.

Zyrtari ka thënë se gjykata ka vërtetuar se të pandehurit ishin pjesë e një grupi kriminal, që po drejtohej nga Gulnara Karimova.

Deklarata e zyrtarit të rajonit Ferghana është konfirmuar edhe nga një burim brenda gjykatës i agjencisë ruse të lajmeve RIA.

Autoritetet uzbeke kanë njoftuar në shtator se 42 vjeçarja e cila është parë edhe si pasardhësja e babait të saj 76 vjeçar, gjendet në arrest shtëpiak për veprën penale të korrupsionit.

Në muajin korrik, disa bashkëpunëtorë të saj janë dërguar në vuajtje të dënimit për shkak se janë gjetur fajtor për kryerjen e veprës penale të krimeve financiare.

XS
SM
MD
LG