Ndërlidhjet

Bjellorusia deporton aktivisten e të drejtave të njeriut


Aktivistja e të drejtave të njeriut, Yelena Tonkachyova

Aktivistja e të drejtave të njeriut, Yelena Tonkachyova

Gjykata e qarkut Pershamay në Minsk të Bjellorusisë, e ka hedhur poshtë kërkesën e një avokates për mbrojtjen e të drejtave të njeriut për të mos u larguar nga Bjellorusia.

Yelena Tonkachyova, një qytetare ruse e cila udhëheq një qendër ligjore, tashmë është e detyruar ta lëshoj Bjellorusinë.

Ajo ka jetuar në Bjellorusi që nga viti 1985.

Më 30 tetor, ajo është informuar zyrtarisht se është refuzuar lejeqëndrimi i saj dhe në nëntor të vitit të kaluar ishte urdhëruar që ta lëshoj Bjellorusinë për një periudhë tri vjeçare.

Zyra Lawtrend të cilën e udhëheq ajo, është një organizatë joqeveritare e cila promovon lirinë e shprehjes, lirinë e shoqërimit dhe lirinë e qasjes në informata të institucioneve të drejtësisë.

Që nga viti 1996 ajo ka vepruar në Minsk.

Yelena Tonkachyova thotë se nuk ka ku të qëndroj në Rusi për shkak se të gjithë të afërmit e saj janë qytetarë të Bjellorusisë.

Ajo i ka tri ditë afat për të bërë ankesë ndaj vendimit të sotëm në një gjykatë të shkallës më të lartë.

XS
SM
MD
LG