Ndërlidhjet

Në Kazakistan shfaqet një sëmundje misterioze


Fshati Kalachi, Kazakistan
Fshati Kalachi, Kazakistan

Qeveria e Kazakistanit është zotuar se do ta marr mendimin e udhëheqësve të institucioneve mjekësore ndërkombëtae, në lidhje me disa teste të bëra, për ta gjetur shkakun e një sëmundje misterioze që i ka goditur banorët e fshatrave përreth një miniere të uraniumit.

Zyrtarët kazakë kanë diskutuar sot për rezultatet e hetimeve dhe situatën në fshatin Kalachi ku gjendet një minierë e braktisur e uraniumit.

Që nga marsi i vitit 2013 banorët e asaj zone janë ballafaquar me përgjumje, humbje të kujtesës dhe halucinacione.

Dhjetara banorë të fshatit tjetër Beryozovka, që gjendet pranë një fushe të madhe të naftës në perëndim të Kazakistanit, njashtu janë përballur me probleme që nga nëntori i vitit të kaluar.

Zëvendëskryeministri, Berdibek Saparbaev, ka thënë se mostrat e të dyja vendeve do të dërgohen për testim në institucionet mjekësore ndërkombëtare, në mënyrë që të jepet një mendim i pavarur.

Qendra mjekësore kombëtare me bazë në Astana, ka njoftuar se bazuar në ekzaminimet që iu kanë bërë katër personave nga fshati Kalachi ka “rezultuar që nuk ka faktorë të jashtëm që kanë ndikuar në shëndetin e tyre”.

XS
SM
MD
LG