Ndërlidhjet

Dhjetë civilë të vrarë nga sulmi në Ukrainë


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet ukrainase kanë konfirmuar se dhjetë civilë janë vrarë dhe trembëdhjetë të tjerë janë plagpsur, si rezultat i hedhjes së një rakete në një autobus në Ukrainën lindore.

Incidenti ka ndodhur në një postbllok të ushtrisë së Ukrainës, pranë qytetit Volnovakha, i cili ndodhet 35 kilometra në jugperëndim të Donjeckut.

Ky i fundit kontrollohet nga separatistët pro-rusë.

Ushtria ka thënë se civilët janë vrarë nga një shpërthim i shkaktuar nga raketa Grad.

Raketa sipas ushtrisë ukrainase, është hedhur nga një pozicion i seperatistëve pro-rusë në qytetin Dokuchayevsk.

Por, seperatistët e kanë mohuar një gjë të tillë.

Rasti ka ndodhur një ditë pasi që ministrat e jashtëm të Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës, pas një takimi të mbajtur, nuk kanë arritur të kenë përparim në bisedime që do të çonte në mbajtjen e një samiti prej katër vendeve, me qëllim që të përfundoj konflikti në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG