Ndërlidhjet

SHBA-ja e shpall terrorist global Maulana Fazlullah


Maulana Fazlullah

Maulana Fazlullah

Për Departamentin amerikan të Shtetit, komandanti i talebanëve pakistanezë, Maulana Fazlullah, është një terrorist global.

Përcaktimi si i tillë nga ana e SHBA-ve, bën që në SHBA të ngrihen të gjitha pasuritë e Maulana Fazlullah.

Maulana Fazlullah e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e 16 dhjetorit në një shkollë në Peshawar ku janë vrarë më shumë se 150 njerëz, shumica nga ta fëmijë.

Fazlullah në vitin 2012 e kishte urdhëruar gjithashtu tentimvrasjen e akivistes Malala Yousafzai.

Edhe pas slumit gjatë të cilit kishte marrë plagë në kokë, Malala ka shpëtuar ndërsa në fund të vitit 2014, është nderuar me Çmimin Nobel për Paqe.

Shpallja si terrorist për Maulana Fazlullah është publikuar sot, pak pasi Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry është takuar në Rawalpindi me shefin e ushtrisë pakistaneze, Raheel Sharif.

Para takimit me shefin e ushtrisë, Kerry në Islamabad, është takuar edhe me kryeministrin pakistanez, Nawaz Sharif.

XS
SM
MD
LG