Ndërlidhjet

Në Çeçeni rregullohet me ligj dënimi për familjarët e terroristëve


Ilustrim
Ilustrim

Ligjvënësit e rajonit të Çeçenisë, i kanë propozuar Rusisë që në kuadër të legjislacionit ta përcaktoj përgjegjësinë penale për të afërmit e militantëve që kryejnë akte terroriste.

Projekt-ligji bën thirrje që të ashpërsohen dënimet e atyre që janë të akuzuar për krime kundër sigurisë publike.

Ai gjithashtu e propozon përgjegjësinë penale për prindërit dhe të afërmit e terroristëve, në qoftë se gjykata gjen se ata i kanë ofruar ndihmë terroristit në çfarëdo forme.

Ata që gjenden fajtor, në bazë të këtij legjislacioni, mund të dënohen me 15 deri në 15 vjet burgim si dhe me konfiskim të pronës e bllokim të llogarive bankare.

Ky projekt-ligj dhe deklarata të tjera kundër familjarëve të atyre që autoritetet thonë se janë terrorist, kanë zgjuar reagimin e aktivistëve të shoqërisë civile.

XS
SM
MD
LG