Ndërlidhjet

logo-print

Aleksandar Vuçiq sot viziton Kosovën


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet që gjatë ditës së sotme ta vizitojë Kosovën.

Sipas Beogradit, Vuçiq dhe delegacioni i tij, do t’i vizitojnë lokacionet e banuara me serbë me rastin e Vitit të Ri ortodoks.

Asnjë takim me udhëheqësit e Kosovës nuk është planifikuar.

Ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Prishtina e ka aprovuar vizitën e tij, të cilën ai e ka quajtur të natyrës “humanitare dhe fetare”.

Vuçiq gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, pritet ta vizitojë fshatin Pasjan të Gjilanit, Shtërpcen si dhe Graçanicën.

Vizitën e delegacionit të Serbisë në Kosovë po e sigurojnë njësitë e Policisë së Kosovës, përfshirë këtu edhe njësitë speciale, në bazë të një plani të paraparë për sigurimin e vizitave të delegacioneve të huaja në Kosovë.

Nga Policia e Kosovës kanë deklaruar për Radion Evropa e Lirë se është angazhuar një numër i mjaftueshëm për të siguruar vizitën e sotme.

XS
SM
MD
LG