Ndërlidhjet

Obama kërkon legjislacion më të ashpër kibernetik.


Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama

Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka ripërsëritur gjatë të martës kërkesën e tij në lidhje me legjislacionin kibernetik, ndërsa ka kërkuar nga Kongresi që ta rikthej për diskutim një iniciativë e cila është lënë anash kohëve të fundit.

Propozimi i ri do ta mbroj sektorin privat dhe të tjerët nga kërcënimet kibernetike.

Sipas legjislacionit të ri, shitja e të dhënave financiare që janë vjedhur nga sulmet kibernetike, do të cilësohet si vepoër penale, ndërsa kompanitë janë të obliguara që t’i njoftojnë klientët nëse iu janë shkelur të dhënat personale.

Teksa ka folur me udhëheqësit e Kongresit në Shtëpinë e Bardhë, Obama ka thënë se ngjarjet e fundit, e kanë shtuar nevojën për një legjislacion më të ashpër kibernetik.

Më 12 janar, Komanda Qëndrore amerikane i ka mbyllur faqet Youtube dhe Twitter për shkak të ndërhyrjes së hakerëve nga “xhihadistët e Shtetit Islamik”.

XS
SM
MD
LG