Ndërlidhjet

logo-print

Charlie Hebdo del në shitje në 3 milionë kopje


Ilustrim

Ilustrim

Tre milionë kopje të revistës satirike franceze Charlie Hebdo, pritet që të dalin në shitje sot në mbarë botën, një javë pas sulmit në zyrat e revistës.

Faqja e parë e revistës tregon Muhammadin me çallmë, duke derdhur një lot të madh dhe duke mbajtur një shenjë që lexon “Unë jam Charlie”. (“Je suis Charlie”).

Titulli thotë: “Gjithçka është falur”.

Zineb El Rhazoui, një gazetar i së përjavshmës, ka thënë se paraqitja e tillë e ballinës së revistës, tregon se gazetarët i kanë falur ekstremistët për sulmin.

Për këtë numër të revistës, stafi i mbijetuar nga sulmi ka punuar në zyra të huazuara.

Ata kanë shtypur tre milionë kopje që është shumfishi i shtypjes së zakonshme.

Charlie Hebdo çdo javë është shtypur në rreth 65 mijë kopje.

Edicioni special është përkthyer në gjashtë gjuhë përfshirë edhe atë arabe, ndërsa do të dal në shitje në 25 shtete.

Publikimi i revistës ndodhë një javë pas sulmit nga dy persona të armatosur të cilët kanë vrarë dymbëdhjetë persona, duke përfshirë tetë gazetarë të së përjavshmës dhe dy policë.

Sulmi në Charlie Hebdo ishte fillimi i tri ditëve të tmerrit në Paris, ku janë vrarë 17 qytetarë dhe tre sulmuesit e armatosur.

XS
SM
MD
LG