Ndërlidhjet

Papa Françesku lutet për unitet në Shri Lankë


Papa Françesku
Papa Françesku

Papa Françesku ka bërë thirrje për unitet dhe pajtim në Shri Lank, gjatë një meshe të mbajtur në Kolombo.

Dhjetëra mijëra njerëz, disa nga të cilët mbanin flamujtë e Vatikanit, kanë marrë pjesë në meshën e drejtuar nga Papa.

Vizita e fundit e Papës në këtë vend kishte qenë 20 vjet më parë nga Papa Gjon Pali II, i cili e kishte lumturuar Joseph Vaz, i lindur në në një koloni portugeze në Goa të Indisë më 1651.

Në moshën 36 vjeçare, i veshur si punëtor krahu dhe i varfër, Vaz kishte udhëtuar në jug në një vend të njohur asokohe si Ceylon, ngase kishte dëgjuar se katolikët po persekutohen nga holandezët.

Këbmabat janë dëgjuar në Kolombo kur Papa Françesku e ka shpallur të shenjtë Jozeph Vaz, në fillim të meshës së tij

Kjo është vizita e parë papale në Shri Lankë prejse ka përfunduar lufta civile në vitin 2009.

Në Shri Lankë, rreth 70 për qind të popullsisë e përbëjnë budistët, 13 për qind hindusët, 10 për qind myslimanët dhe 7 për qind katolikët.

Më 15 janar, Papa Françesku do të udhëtojë për në Filipine.

XS
SM
MD
LG