Ndërlidhjet

Kërkohet lirimi i gazetares Khadija Ismayilova


Gazetarja Khadija Ismayilova
Gazetarja Khadija Ismayilova

Një kongresmene amerikane i ka bërë thirrje Azerbajxhanit që ta liroj gazetaren e burgosur të Radios Evropa e Lirë, Shërbimi i Azerbajxhanit në Baku, Khadija Ismayilova.

Arrestimi i para një muaji i gazetares dhe më pas bastisja në zyreat e REL-it në Baku, janë një seri hapash të qeverisë së Azerbajxhanit për ta kufizuar lirinë e shprehjes, ka thënë përfaqësuesja republikane e Kalifornisë, Dana Rohrabacher.

Rohrabacher, kryetare e Dhomës së Nënkomitetit për Evropën dhe Euroazinë, ka thënë se lirimi i gazetares do të ishte një shenjë e qëllimeve pozitive të autoriteteve në Baku.

Khadija Ismayilova është arrestuar më 5 dhjetor nën akuzat se ka nxitur një vetvrasje në tentativë.

Mbështetësit e saj thonë se rasti është i motivuar politikisht.

Zyrtarë të tjerë amerikanë, kanë thënë se janë të shqetësuar nga goditjet e fundit të autoriteteve në Baku ndaj aktivistëve dhe mediave.

XS
SM
MD
LG