Ndërlidhjet

Ukraina kërkon lirimin e pilotes Savchenko


Pilotja ukrainase, Nadiya Savchenko

Pilotja ukrainase, Nadiya Savchenko

Parlamenti i Ukrainës iu ka bërë thirrje liderëve të Rusisë, Gjermanisë dhe Francës, që të ndihmojnë në lirimin e Nadiya Savchenko, një pilote ukrainase e cila është në një grevë urie, në një burg në Rusi.

Nadiya Savchenko është në pritje të gjykimit nën akuzat se është e përfshirë në vrasjen e dy gazetarëve rusë, të cilët po e mbulonin konfliktin në Ukrainën lindore.

Ajo fuqimisht i ka hedhur poshtë akuzat ndërsa sipas avoikatit të saj Mark Feygin, Nadiya Savchenko ka hyrë në muajin e dytë të grevës.

Rezoluta e parlamentit ukrainas njashtu i bën thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që të angazhohet në lirimin e pilotes.

Përmes një letre të publikuar të hënën, Nadiya Savchenko, është zotuar se do ta vazhdoj luftën e saj.

“Unë kurrë nuk kam qenë e dobët dhe kurrë nuk do të jem. Frymën nuk mund të ma marrin”, ka shkruar Savchenko.

XS
SM
MD
LG