Ndërlidhjet

SHBA mbështet publikimet e Charlie Hebdo


Ilustrim
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara e kanë përsëritur mbështetjen e tyre ndaj lirisë së shprehjes, duke e potencuar rastin e fundit të sulmit në revistën franceze Charlie Hebdo.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Half, teksa ka folur të enjten në Uashington, e ka shfaqur mbështetjen e SHBA-ve për revistën Charlie Hebdo.

“Ne absolutisht e mbështesim të drejtën e Charlie Hebdo që të publikoj këso gjërash dhe kjo është ajo çfarë ndodhë në një demokraci”, ka thënë Harf.

Revista satirike Charlie Hebdo është sulmuar javën e kaluar nga dy sulmues të armatosur të cilët kanë pretenduar se po kahmerren për Profedin Muhamed.

Si rezultat i sulmit në revistë, kanë mbetur të vdekur dymbëdhjetë persona, në mesin e të cilëve tetë gazetarë dhe dy policë.

XS
SM
MD
LG