Ndërlidhjet

Nuk dihet kombësia e të ekzekutuarve nga IS


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet ruse thonë se nuk kanë informacione të konfirmuara që tregojnë se dy burrat që janë ekzekutuar nga një i ri, pamje që janë paraqitur përmes një videoje të publikuar nga militantët e Shtetit Islamik, janë qytetarë rusë.

Në videon shtatë minutëshe, shihen dy burra të cilët flasin rusisht e të cilët tregojnë se janë në Siri në emër të Shërbimit Federal të Rusisë (FSB).

Njëri nga ta ka thënë se është nga Kazakistani.

Ambasada ruse në Siri, sias zëdhënësit Oleg Samochkin, po e shqyrton këtë informacion të marrë, por deri më tani, sipas tij, nuk është konfirmuar një gjë e tillë.

Shërbimit Federal të Rusisë nuk ka pranuar të komentoj përkitazi me këtë rast.

XS
SM
MD
LG