Ndërlidhjet

Gazeta ultra-ortodokse hebreje "shlyen" gratë lidere nga fotografia


Pamje nga marshimi i 11 janarit

Pamje nga marshimi i 11 janarit

Një gazetë hebreje ultra-ortodokse ka nxitur kriticizëm pasi ka "shlyer" nga fotografia kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe lideret tjera femra, gjatë marshimit kundër dhunës në Paris.

Më 11 janar, liderë të vendeve të ndryshme botërore morrën pjesë në marshimin e solidaritetit në Paris, pas sulmeve terroriste në të përjavshmen satirike Charlie Hebdo dhe një treg hebre, të cilat lanë 17 të vdekur.

Gazeta HaMevaser ka hequr fare nga fotografia kancelaren Merkel, shefen e BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini dhe kryetaren e Parisit, Anne Hidalgo, të cilat qëndronin përkrah kolëgevë të tyre nga Franca, Izraeli, Ukraina dhe shumë vende të tjera botërore.

Kritikët e mediave e kanë cilësuar këtë hap si “turpërues” dhe “të lajthitur”.

Në kulturën hebreje ultra-ortodokse nuk është e pazakonshme të hiqen pamjet e gruas, për “arsye modestie”.

XS
SM
MD
LG