Ndërlidhjet

logo-print

Miliarderi rus planifikon ta shes ekipin Brooklyn Nets


Miliarderi rus, Mikhail Prokhorov

Miliarderi rus, Mikhail Prokhorov

Njoftimet e mediave në Shtetet e Bashkuara thonë se miliarderi rus, Mikhail Prokhorov, është duke e shqyrtuar shitjen e ekipit Brooklyn Nets, që është pjesë e Asociacionit Kombëtar të Basketbollit.

Agjendca espn.com ka cituar burime të saj, të ketë thënë se ish-kandidati për president të Rusisë dhe njëri nga njerëzit më të pasur, ka vendosur ta shes ekipin që e kishte blerë në maj të vitit 2010 për 223 milionë dollarë.

Zëdhënsja e Prokhorov i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se janë të hapur për t’i dëgjuar ofertat dhe se shitja e ekipit është në proces.

Kjo ngjarje vjen në kohën kur presidenti rus Vladimir Putin po bën përpjekje që sipërmarrësit e pasur rus, ti riatdhezojnë asetet e tyre.

XS
SM
MD
LG