Ndërlidhjet

Al-Qaeda në Jemen merr përsipër sulmin në Charlie Hebdo


Sulmuesit e Charlie Hebdo
Sulmuesit e Charlie Hebdo

Përmes një videoje të publikuar, Al-Qaeda në Gadishullin Arabik me bazë në Jemen, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e javës së kaluar në revistën satirike franceze Charlie Hebdo.

Persona të armatosur i kanë vrarë tetë anëtarë të personelit të redaksisë së të përjavshmës Charlie Hebdo më datën 7 janar, ditë në të cilën ka filluar terrori tri-ditësh ku janë vrarë gjithsej 17 persona, përfshirë këtu gazetarë, policë e qytetarë të tjerë .

Përmes një videoje, njëri nga komandantët e Al-Qaedas në Jemen, Nasr al-Ansi, ka thënë se sulmuesit ishin caktuar për ta kryer sulmin, me qëllim që të marrin hak për Profetin Muhammad.

Revista në vazhdimësi kishte pranuar kërcënime pas publikimit të karikaturave të Profetit.

Revista Charle Hebdo është publikuar sot ndërsa në shitje kanë dalë rreth 3 milion kopje të revistës.

Revista është publikuar në gjashtë gjuhë, përfshirë edhe atë arabe, dhe po shitet në 25 shtete.

Faqja e parë e revistës tregon Muhammadin me çallmë, duke derdhur një lot të madh dhe duke mbajtur një shenjë që lexon “Unë jam Charlie”. (“Je suis Charlie”).

Titulli thotë: “Gjithçka është falur”.

XS
SM
MD
LG