Ndërlidhjet

OJQ-të shfaqin shqetësim rreth veprimeve në komunat serbe


Ilustrim
Ilustrim

Një numër organizatash joqeveritare në Kosovë kanë shprehur shqetësimin e tyre me “veprimet e fundit të komunave të Shtërpcës dhe Graçanicës, të cilat po e cenojnë rendin ligjor dhe kushtetues të Republikës së Kosovës”.

Deklarata e përbashkët e këtyre organizatave pason emërimin e kryetarit të komunës së Shtërpcës si kryetar të komunës paralele serbe njëkohësisht dhe emërimeve të tjera të ngjashme që janë bërë në komunat e veriut të banuara me shumicë serbe.

“Po ashtu, raportimi në media se ëeb-faqja zyrtare e Komunës së Graçanicës po përdoret për të shpërndarë njoftime vetëm në gjuhën serbe, ku komuna e Graçanicës deklarohet si pjesë e Serbisë është veprim i kundërligjshëm dhe si i tillë do të duhej që të sanksionohej”, thuhet në deklaratë.

Duke kërkuar pezullimin e “atyre kryetarëve të komunave veprimtaria e të cilëve bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës”, këto organizata kanë dënuar tendencat e hapura për qeverisje nëpër komunat e Kosovës nën diktatin e Beogradit”.

XS
SM
MD
LG