Ndërlidhjet

Persona të panjohur rrahin një gazetar rus


Ilustrim
Ilustrim

Dy burra të panjohur e kanë rrahur rëndë një gazetar lokal në qytetin jugperëndimor të Rusisë, Saratov.

Sergei Vilkov, punonjës në gazetën Obshchestvennoye Mneniye (Opinioni publike) në Saratov, është rrahur mbrëmë teksa po shkonte në shtëpinë e tij.

Vilkov ka thënë se ai i kishte parë dy sulmuesit në dy ditët e fundit ta kenë përcjellur atë në afërsi të banesës së tij.

Sulmuesit nuk kanë marrë asgjë tek viktima por vetëm e kanë goditur atë kryesisht në fytyrë dhe kokë.

Vilkov ka thënë se sulmi ka gjasë të jetë i lidhur me aktivitetet e tij profesionale.

Ai është i njohur për raportet e tij kritike ndaj zyrtarëve të kishës ortodokse, binznesmenëve dhe autoriteteve të tjera.

Gazetari Aleksandr Krutov nga e njëjta gazetë, është sulmuar nga dy persona në muajin gusht të vitit të kaluar.

Askush deri më tani nuk është arrestuar për atë rast.

Sulmet ndaj gazetarëve rusë të cilët e mbulojnë krimin dhe korrupsionin janë të zakonshme, veqanërisht në provinca.

XS
SM
MD
LG