Ndërlidhjet

Medvedev: Banka Qendrore do ta stabilizojë rublën


Kryeministri rus, Dmitry Medvedev
Kryeministri rus, Dmitry Medvedev

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, ka thënë se Banka Qendrore i ka të gjitha kapacitetet që i duhen, për ta stabilizuar monedhën ruse e cila ka rënë në normën më të ulët të interesit ndaj dollarit, që nga mesi i dhjetorit.

Rubla ka rënë përsëri dje, pasi çmimet e naftës kanë goditur rekorde të reja të ulëta në tregjet botërore.

Monedha ruse ka qenë dje 65 kundrejt dollarit amerikan dhe 77 kundrejt euros.

Kryeministri Medvedev ka thënë sot gjatë forumtit Gaidar Yegor që po mbahet në Moskë, se Banka Qendrore nuk do t’i “gëlltitë” rezervat valutore të vendit.

Banka Qendrore e Rusisë i ka shpenzuar rreth 76 miliardë dollarë gjatë vitit të kaluar në mbështetje të rublës.

Me shpenzimet e bëra, banka ruse i ka çuar rezervat e saj në më pak se 400 miliardë dollarë.

Rënia globale e çmimit të naftës si dhe sanksionet perëndimore kundër individëve dhe subjekteve në Rusi, kanë ndikuar në rënien e monedhës ruse.

XS
SM
MD
LG