Ndërlidhjet

Dy rusë të dyshuar për shpërthimin në Stamboll


Ilustrim

Ilustrim

Mediat turke bëjnë me dije se dy banorë të Daghestanit që gjendet në republikën ruse të Kaukazit Verior, janë marrë në pyetje nga policia në lidhje me shpërthimin vetvrasës që ka ngjarë javën e kaluar në Stamboll.

Mediat thonë se dy banorët e Daghestanit janë në mesin e gjashtë personave të dyshuar të cilët janë arrestuar më 13 janar nën dyshimin se kanë të bëjnë me sulmin që ka ngjarë më 6 janar, me ç’rast një sulmuese femër ka vrarë një polic dhe ka plagosur një tjetër.

Tre nga gjashtë të arrestuarit, pas marrjes në pyetje nga hetuesia, janë liruar.

Tre të tjerë, në mesin e të cilëve dhe dy banorët e Daghestanit, dyshohen për veprën penale të dhënies së ndihmës për grupin terrorist.

Ata janë liruar nga arresti por janë urdhëruar që të mos largohen nga Turqia.

Ministri i brendshëm turk, Efkan Ala, ka thënë se sulmuesja është identifikuar por ai nuk e ka bërë me dije emrin e saj.

Disa media turke thonë se ajo ishte shtetasja ruse nga Kaukazi Verior, Diana Ramazova

XS
SM
MD
LG