Ndërlidhjet

logo-print

Franca heton 54 raste të përhapjes së terrorizmit


Ilustrim

Ilustrim

Ministria e Drejtësisë e Francës ka njoftuar sot se 54 raste të reja janë hapur nën dyshimin për veprën penale të përhapjes së terrorizmit.

Këto raste, sipas ministrisë franceze, janë hapur që nga sulmi në revistën satirike Charlie Hebdo dhe sulmet e tjera, me ç’rast kanë mbetur të vdekur 17 persona.

Në të njëjtën kohë, sipas ministrisë, janë hapur edhe 15 raste për shkak të shkrimeve të grafiteve nëpër xhami dhe dhjetë raste të tjera për degradimin e vendeve të lutjeve për myslimanët.

Xhamitë, sipas ministrisë, janë dëmtuar nga armët, zjarri apo shpërthimet.

XS
SM
MD
LG