Ndërlidhjet

logo-print

Interesim rekord për revistën Chralie Hebdo


Ilustrim

Ilustrim

Radhë të gjata njerëzish janë formuar sot nëpër qytetet e Francës, për të blerë numrin e ri të revistës Charlie Hebdo.

Ky është numri i parë prejse selia e revistës është sulmuar javën e kaluar nga militantët islamikë.

Ballina tregon profetin Muhammad duke qarë dhe duke mbajtur një shenjë që lexon: Unë jam Charlie.

Edhe pse janë publikuar mbi tre milionë kopje, shumë më shumë se nga tirazhi i zakonshëm prej 60,000 kopjesh, shumë konsumatorë nuk kanë arritur të blejnë revistën.

“Jam zgjuar herët vetëm për të blerë një kopje të Charlie Hebdo. Nuk kam arritur, jam i zhgënjyer, do të marr makinën dhe do të shoh në vende të tjera”, ka thënë një qytetar i Parisit me emrin Mustapha Korachi.

Dymbëdhjetë njerëz, përfshirë redaktorë dhe karikaturistë, janë vrarë në sulmin e 7 janarit.

XS
SM
MD
LG