Ndërlidhjet

NATO kërkon nga Rusia që të mos i mbështesë seperatistët


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka bërë thirrje Rusisë që ta ndaloj mbështetjen e saj ndaj seperatistëve dhe ta shftytëzoj të gjithë ndikimin e saj, për t’i nxitur seperatistët që ata ta respektojnë marrëveshjen e armëpushimit të arritur në Misnk, më 5 shtator.

Teksa ka folur në një konferencë për media në Berlin së bashku me kancelaren gjermane, Angela Merkel, Jens Stoltenberg ka thënë se aleanca dëshiron “bashkëpunim dhe jo konfrontim” me Rusinë.

Braktisja e statusit neutral nga ana e Ukrainës, sipas Stoltenberg, është fillimi i një procesi që mund të përfundoj me një kërkesë për anëtarësim të Ukrainës në NATO.

Në qoftë se Ukraina dëshiron të anëtarësohet në NATO, sipas tij, ajo së pari duhet t’i plotësoj kushtet e anëtarësimit – ekzistimin e një shoqërie demokratike, të hapur dhe me kapacitet për të kontribuar në sigurinë publike të aleancës.

XS
SM
MD
LG