Ndërlidhjet

logo-print

Në Turqi arrestohen dy policë për mosparandalimin e një vrasje


Ilustrim

Ilustrim

Turqia i ka arrestuar dy policë nën dyshimin se kanë dështuar për ta parandaluar vrasjen e një gazetari armen në vitin 2007.

Ozkan Mumcu dhe Muhittin Zenit, janë arrestuar dje ndërsa dyshohen për neglizhencë, shkaktim të vdekjes nga pakujdesia dhe abuzim me pushtetin.

Ata janë akuzuar se kanë dështuar ta parandalojnë vrasjen e gazetarit Hrant Dink.

Dink ishte vrarë në afërsi të zyrës së të përjavshmës Agos e cila publikohet në gjuhën armene dhe atë turke.

Ai ishte vrarë nga një adoleshent ultranacionalist i cili në vitin 2011 është dënuar me 23 vjet burgim.

XS
SM
MD
LG