Ndërlidhjet

Anëtarët e NATO-s bashkëpunojnë kundër “luftëtarëve të huaj”


Ilustrim

Ilustrim

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se anëtarët e aleancës janë dakorduar që ta shtojnë bashkëpunimin mes tyre kundër “luftëtarëve të huaj”, të cilët kanë udhëtuar jashtë vendit për të luftuar krahas militantëve islamikë.

Teksa ka folur në Berlin pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, Stoltenberg ka thënë se rritja e bashkëpunimit mes vendeve anëtare, nënkupton “shkëmbimin e informacioneve” kur bëhet fjalë për “luftimin e kërcënimit që ndërlidhet me kthimin e luftëtarëve të huaj”.

Takimi i tij me Merkel ndodhë një javë pasi ekstremistët islamikë në Francë, brenda tri ditësh kanë kryer sulme në Paris ku si rezultat janë vrarë 17 persona.

Al-Qaeda me bazë në Jemen e ka marrë përsipër sulmin në revistën satirike franceze Charlie Hebdo, më 7 janar, ku janë vrarë 12 persona.

Organizatat monitoruese thonë se mijëra luftëtarë të huaj të cilët luftojnë krahas militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, janë nga vendet perëndimore.

Monitoruesit theksojnë poashtu se mijëra evropianë të radikalizuar, kanë udhëtuar drejt vendeve të tjera, për tu trajnuar nga militantët e grupit Al-Qaeda.

XS
SM
MD
LG