Ndërlidhjet

QZ8501: Gjendet pjesa kryesore e avionit


Ilustrim

Ilustrim

Pjesa kryesore e aeroplanit të rrëzuar të kompanisë AirAsia është lokalizuar dhe fotograguar në Detin Java.

Ministri i Mbrojtjes i Singaporit, Eng Hen, ka postuar fotografitë e bëra nga një robot kërkues në faqen e tij në Facebook.

Ai ka thënë se fjalët e shkruara në rrënojën e aeroplanit kanë konfirmuar se bëhet fjalë për fluturimin QZ8501.

Avioni AirAsia është rrëzuar më 28 dhjetor, me 162 njerëz në bord, derisa ka qenë duke udhëtuar nga Indonezia në Singapor.

Dhjetëra trupa janë gjetur, por shumë prej tyre besohet se janë ende brenda avionit.

XS
SM
MD
LG