Ndërlidhjet

Bosnje: S’kemi lidhje me sulmin në Paris


Ilustrim

Ilustrim

Ministria e Mbrojtjes e Bosnje dhe Hercegovinës ka deklaruar se “që nga formimi i saj e deri më sot” nuk ka shitur tepricë të armatimit, andaj edhe nuk duhet të lidhet me aktin terrorist në Paris.

“Ministria e Mbrojtjes dhe e Forcave të Armatosura në Bosnjë nuk ka asnjë lidhje me municionin që është përdorur në sulmin terrorist në redaksinë e revistës Charlie Hebdo. Kujtojmë se në treg punojnë lirshëm të gjitha fabrikat e amratimit, ashtu si edhe fabrika ‘Igman Konjic’, armatimi i së cilës përmendet në media”, thuhet në komunikatën e Ministrisë, të cilën e transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Zëvendësministri i Mbrojtjes në Bosnje, Zhivko Marjanac, ka deklaruar të martën se fishekët që janë gjetur pas sulmit në Paris, me prejardhje nga Bosnja, janë prodhuar në vitin 1986 në fabrikën e municioneve “Igman” në qytetin Konjic.

Në Ministrinë e Mbrojtjes në Bosnje thonë se nuk kanë të dhëna për shitjen e armatimit deri në vitin 2004, “sepse ato i kanë marrë ministritë e mëparshme të etniteteve”. (Fedarata e Bosnjës dhe Republika Sërpska).

Dymbëdhjetë njerëz, përfshirë redaktorë dhe karikaturistë, janë vrarë në sulmin e 7 janarit.

XS
SM
MD
LG