Ndërlidhjet

Të enjten ditë zie në Ukrainë


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka shpallur 15 janarin ditë zie, pasi një sulm me raketa ka goditur të martën një autobus civilësh, që udhëtonte nga Donjecku.

Së paku 12 civilë kanë humbur jetën në këtë sulm.

Poroshenko ka thënë se urdhri kujton “të gjithë ata që kanë vdekur nga aksionet e terroristëve dhe, para së gjithash, ata 12 civilë, të cilët janë vrarë në një postbllok ushtarak pranë qytetit Volnovakha”, në lindje të Ukrainës.

Poroshenko ka thënë se “bota po vajton viktimat e sulmit së bashku me Ukrainën”.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG