Ndërlidhjet

Evakuohet seksioni amerikan i Stacionit të Hapësirës


Ilustrim
Ilustrim

Astronautët kanë evakuar seksionin e NASA-s të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës dhe janë zhvendosur në modulin e tij rus, pas një problemi të mundshëm në ftohje që është shfaqur sot.

Zëdhënësi i NASA-s, Mike Curie, ka thënë se alarmi që tregon rrjedhjen e mundshme të amoniakut në sistemin e ftohjes, ka bërë që ekuipazhi të largohet dhe të mbyllë modulin amerikan.

Por, pas testimeve të mëtejshme, Curie ka thënë se zyrtarët e NASA-s mendojnë se alarmi ka qenë rezultat i mosfunksionimit të një sensori.

Megjithatë, ekuipazhi pritet të përfundojë ditën e punës në segmentin rus dhe të fle atje si masë paraprake.

XS
SM
MD
LG